Deklaratat e Nikollovskit shkaktojnë reagime në Bullgari

PARLAMENTI BULLGAR PRITET TË MIRATOJ DEKLARATË PAS QENDRIMEVE TË NIKOLLOVSKIT

Në parlamentin bullgar po përgatitet një deklaratë pas prononcimeve të fundit të zv kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Aleksandër Nikollovski.

Partia bullgare Prerodba është duke përgatitur një deklaratë që do t’ia dorëzojë Kuvendit bullgar për miratim, e cila i referohet deklaratave të Nikolloskit, të cilat lideri i Prerodbës, Kostadi Kostadinov, i konsideron ofenduese për shtetin bullgar.

“Ne kemi përgatitur një deklaratë, do ta dorëzojmë në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme dhe do të kërkojmë që të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme”, tha Kostadinov në Kuvend.

Sipas tij, Bullgaria duhet të informojë partnerët e saj në BE për atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit.

Të jemi të informuar se po sabotohen politikat e gjithë Europës, po ashtu edhe Korridori 8. Dje deklaruam se kur dikush dëshiron të jetë në shtëpinë e përbashkët europiane, duhet të respektojë politikën e asaj shtëpie. Një nga kushtet është që të kemi një politikë të fqinjësisë së mirë”, ka theksuar Kostadinov dhe ka shtuar se me Maqedoninë ka marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe miqësi, e cila, sipas tij, haptazi po shkelet”.

Pas disa ditësh heshtje për këtë temë, u shpreh edhe eurodeputeti Andrej Kovaçev, I cili tha se deklaratat e Nikollovskit janë të koordinuara me Mickovskin.

“Fjalët e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Aleksandar Nikoloski, sigurisht që ishin të koordinuara me Hristijan Mickoski. Ai nuk mund ta përsërisë për kaq gjatë. Edhe këtu është evidente dëshira e lidershipit aktual në Maqedoni që të mos vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane”, thotë Kovaçev.

Ai shton se Maqedonia ka ndikim kinez për shkak të kredisë hungareze dhe akuzoi Nikollovskin se është I afërtë me Viciqin dhe Orbanin.

Ndryshe,  ditë më parë zëvendëskryeministri maqedonas Aleksandar Nikoloski bëri disa deklarata në të cilat mosshfaqjen e flamurit kombëtar maqedonas në takimin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin bullgar Rumen Radev në Sofje e cilësoi si të akt të paqytetëruar dhe lëvizje e qëllimshme nga autoritetet bullgare. Nikoloski vlerësoi se sulmet e orkestruara ndaj tij dhe qeverisë maqedonase janë deklarata histerike të politikanëve të dështuar dhe të korruptuar bullgarë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share