Deklarata e zv/kryeministrit Nikolloski – MPJ e Bullgarisë fton për bisedë ambasadoren e RMV-së në Sofje!

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agnesa Rusi – Popovska, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë ku i është shprehur një protestë e ashpër për shkak të deklaratës së Zv/Kryeministrit dhe Ministrit për Transport, Aleksandar Nikolovski, I cili gjatë një press-konference ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve në Bullgari, gjithmonë keqpërdoret tema e Maqedonisë.

Nga Ministria e Jashtme bullgare kanë njoftuar se ambasadores së RMV-së në Sofje i është riafirmuar qëndrimi konzistent për perspektivën evropiane të Shkupit.

MPJ E BULLGARISË

“Fatkeqësisht, është konstatuar se provokimet sistematike dhe refuzimet që të përmbushen obligimet e përfaqësuesve zyrtar të vendit fqinj në mënyrë plotësuese e largojnë Shkupin nga nisja e negociatave me BE-në. Kabineti zyrtar dhe secili kabinet tjetër qeveritar do ta vazhdojë linjën natyrore të politikës së jashtme bullgare ndaj RMV-së, drejtuar garantimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të parimeve të fqinjësisë së mirë”

Duke komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare se autoritetet në Shkup duhet ta kenë të qartë se përpjekjet për rinegocim të obligimeve ndërkombëtare mund të sjellin largim shtesë të nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, Zv/Kryeministri Nikolovski ka potencuar se nuk dëshiron t`u përgjigjet njerëzve që gjuajnë pikë politike, e që për momentin janë të margjinalizuar politikisht në Bullgari, duke e quajtur qeverinë aktuale si jolegjitime.

Nga ana tjetër, Kryeministri Mickoski, I pyetur nëse ka zgjidhje kreative nëse Bullgaria nuk dëshiron të rinegociojë për ndryshimet kushtetuese, ka theksuar se duhet pritur zgjedhja e qeverisë politike në Bullgari e më pas të hapet dialogu.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share