QYTETARËT: VEPRIMET E TILLA TË FUNKSIONARËVE JANË TË PANDËRGJEGJSHME
Pas deklaratës së Ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska se do të jep dorëheqe nga posti i ministre nëse ulen pagat e tyre, reagojnë qytetarët, për to veprimet e tilla janë të prandërgjegjshme, informon Klan Macedonia.
Vet ministra Koçoska kur ishin në opozitë reagonin ashpër ndaj rritjes së pagave të funksionarëve.
Ministra e Financave tha se do të jep dorëheqje nëse ulen rrogat e Ministrave. Ndërkaq të shohim se çfarë thonë qytetarët.
Ministrat punojnë shumë nuk duhet të ndëshkohen, Këto ishin deklaratat e Ministres së Financave, Gordana Koçovska Dimitriovska, e cila refuzoi mundësinë e zvogëlimit të pagave të zyrtarëve, të cilëve vitin që lam pas kishin rritje për 78 për qind pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë Klan Maqedoni ka dalur në terren pë të pyetur qytetarët rreth deklaratës së Ministres së Financave. Qytetarët të revoltuar, thonë se ndjehen të dëshpëruar.
Qytetar: A kur vjen per rrogat e tyre, per menjher i hipin rrogat ose shembull ose shembull thojne ne parlament kur eshte per me hip rrogat e tyre krejt 120 deputet i ngrisin gishtat pro. A kur është për pensionistat për punëtorët për send, afat me prit nesër pasnesër pas 6 mujve çashtu është.
Qytetar: Për pagat ata syt t’i nxjerrin, për punëtorët jo si hipin pagat, se thanë kemi me i hip pagat se leht të ulet në qeveri njeri shumë kollaj pa u ul se si të ulet i harron pastaj për pagat e për pensione, se thanë edhe pensionet 5000 kan me i hip po tash ka 2500 pasatj në mars kan me i hip edhe 2500. Pagat shumë është zor me i zbrit për ministrat, zor edhe i hipën ata ma shumë kan qejf, se s’vu dalin atyre.
Qytetar: Jam edhe i dëshprum shumë edhe besoni se as që nuk i përcjelli më ashtu jam i dëshperum. Besoj që s’vlen kaniher, kot është, njerëzit s’kan ndërgjegje.
Paga e një ministri është 115 mijë denarë ndërsa rroga mesatare e punëtorve është rreth 41.252 denarë ndërsa shporta mujore për muajin korrik arrin në 60.570 denarë. /tvklan.mk