Jake Paul ka thurë elozhe për legjendën e boksit, Mike Tyson, edhe pse e mposhti në meçin e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në Teksas.
Rikthimi i diskutueshëm i 58-vjeçarit Tyson në boks përfundoi me një humbje, me 27-vjeçarin Paul që shkoi drejt fitores me vendim unanim kundër legjendës së peshave të rënda.
Tyson mezi godiste grushte gjatë ndeshjes me tetë raunde në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, me Paulin që fitoi me rezultate të mëdha nga tre gjyqtarët – 80-72, 79-73 dhe 79-73.
Pas fitores, Paul ka qenë i mbushur me elozhe për Tyson, duke e cilësuar si nder meçin ndaj “boksierit më të madhe të të gjitha kohërave”.
“Para së gjithash, Mike Tyson, është një nder i madh. Le ta lëmë atë për Mike”, ka thënë Paul pasi përqafoi Tyson pas fitores së tij.
“Ai është më i madhi që ka boksuar ndonjëherë. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, ai është një legjendë. Unë jam i frymëzuar prej tij dhe ne nuk do të ishim këtu sot pa të”.
“Ky njeri është një ikonë dhe është thjesht një nder të jem në gjendje të luftosh ndaj tij. Ai është padyshim njeriu më i ashpër dhe më i keq në planet; ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, përfundoi 27-vjeçari.