Deklarata e Gashit/ Reagoi edhe Mickoski, Gashi sqarohet në FB – atdheu im është RMV-ja!

Afrim Gashi përmes një statusi në Facebook, në përpjekje për t`u sqaruar se cfarë ka menduar kur kishte thënë se Kosova është atdheu i tij.

Pas reagimeve të bujshme të opinionit dhe pas thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, partnerit të ardhshëm të koalicionit në Qeverinë e re, që t`u kërkojë falje qytetarëve nëse me të vërtetë ka patur këtë qëndrim, Kryeparlamentari Gashi ka theksuar se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

Gashi ka shkruar se është Kryeparlamentari i të gjithë qytetarëve kurse Maqedonia e Veriut është atdheu i tij.

“Për shkak të opinionit po shpjegoj se deklarata e saktë në intervistën time ishte se “Kosova është vendlindja ose atdheu i prindërve të mi dhe, si të tillë, unë e respektoj për hir të tyre. Pohimet dhe deklaratat patriotike nuk u sjellin dobi qytetarëve dhe ne nuk jemi këtu për të garuar se kush është më patrioti. Mua nuk më pëlqejnë debatet e tilla dhe kjo është hera e fundit që unë deklarohem për këtë temë”, tha Afrim Gashi.

Ndërkohë, emri I Gashit është implikuar edhe në rastin e dy të dyshuarve për spiunazh në Kosovë.

Mediat kanë raportuar se I biri I njërit prej të dyshuarve ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore në vendin tonë.

Zyrtarë të BDI-së nuk e kanë lëshuar rastin që ta alarmojnë këtë ngjarje.

“A do ketë përgjigje për involvimin e BIA-së serbe në VLEN? Çka e lidh Zekirja Shabanin, i ati i të cilit është arrestuar për spiunazh në Kosovë, me VLEN?” – thuhet në postimin në Facebook të Kreshnik Bekteshit të BDI-së.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar të enjten masën e paraburgimit prej një muaji dy burrave, të cilët u arrestuan një ditë më parë nën dyshimin për spiunazh./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share