Deklarata e Ali Ahmetit për Grubin/ Prononcohet PTHP-ja, Mickoski e LSDM-ja!

Prokuroria Publike përmes një komunikate potencon se për Grubin është shpallur fletarest kombëtar dhe ndërkombëtar, kurse organet vendore dhe ndërkombëtare kanë autorizime për t`i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme respektivisht mund të thirren edhe persona tjerë nëse kanë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit.

“Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë ndonjë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit” – thonë nga PTHP.

Kryeministri Mickoski shpreson se në Prokurori do të mbërrijë deklarata për Grubin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Mickoski pret që Ahmeti të ftohet në Prokurori. Sic thotë, nëse ka informacione të tregojë vendndodhjen e Grubit.

“Shpresoj që kjo të arrijë në prokurori dhe të ketë një procedurë ligjore në të cilën nëse kemi një person që e di se ku është një i arratisur nga ligji, ata do ta thërrasin atë person dhe ata do t’i përgjigjen pyetjes se ku është i arratisuri. Nuk ka asgjë të keqe të vish dhe të thuash nëse ke të drejtë apo gabim dhe prokurorët dhe gjyqtarët të vendosin se çfarë dhe si do të veprohet. Ne nuk ndërhyjmë, le të vendosin në bazë të provave që i marrin nga hetimi” – tha Mickoski.

Toshkovski dhe Prokuroria ta ftojnë Ali Ahmetin për të dhënë dëshmi se ku është Grubi. Thirrja vjen nga LSDM-ja, të cilët thonë se pasi lideri I BDI-së u prononcua për Grubin, është e qartë se është I informuar për vendndodhjen e Grubit.

“Përse Prokuroria dhe Toshkovski nuk e ftojnë Ahmetin për të dhënë deklaratë? Si është e mundshme që Ahmeti dhe Mexhiti të dijnë se ku është Grubi, vetëm Toshkovski plotësisht të mos ketë njoftime? Ky është shembull klasik i selektivitetit, por edhe një paaftësi e madhe e Toshkovskit dhe MPB-së që ta zbatojnë ligjin. Artan Grubi duhet të përgjigjet para ligjit por për shkak të paaftësisë së Toshkovskit ose ndonjë marrëveshjeje të fshehtë, kjo nuk po ndodh” – thonë nga LSDM.

Ndryshe, në organizimin me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një prononcimi për mediat në Kosovë, i pyetur për Artan Grubin, tha se vendndodhja e tij është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share