Degradimi i shqiptarëve dhe mospërfillja! Profesori Shpend Aliu dorëhiqet nga ASH-Taravari – Dega Garanë në Kërçovë

Profesori Shpend Aliu nga fshati Garanë i Kërçovës ka dhënë dorëheqje nga çdo pozitë partiake që ka qenë emëruar në Aleancën për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit.
Ai thotë se dorëheqja vjen si pasojë e pakënaqësive nga qeverisja aktuale, degradimi i shqiptarëve, mos respekti dhe mos meritokracia.
Reagimi i plotë:
DORËHEQËJE
Të dashur bashkë qytetarë të Kërçovës, anëtarë e simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit. Si njëri ndër anëtarët e parë të kësaj partie politike që nga themelimi deri më sot, deklaroj dorëheqjen e pa revokueshme t’imen nga çdo pozitë si dhe të nëndegës së fshatit Garanë nga aktiviteti politik i kësaj partie politike. Arsyjet janë të shumta duke filluar nga zhvillimet e përgjithshme politike, degradimi kombëtar i shqiptarëve në RMV dhe qëndrimi inferior i subjektit dhe koalicionit VLEN ndaj vendimeve të Qeverisë, duke vijuar dhe me mosfunksionimin e kësaj strukture, sidomos në vitin e fundit deri te mospërfillja dhe nëpërkëmbja e aktivitetit tonë ndër vite. Meritokracia dhe respekti për aktivistët rezulton të ketë qenë vetëm një mashtrim që nuk e durojmë më tej. Prandaj ne si nëndegë e fshatit Garanë unanimisht vendosëm që të japim dorëheqje të parevokueshme nga ky organizim politik.
Me respekt,
Shpend Aliu, Profesor i Historisë
Kryetar i nëndegës së ASH Garanë
Lexo gjithashtu
Total
0
Share