Defekt në tubacion, rrjedhje nafte në linjën e furnizimit në Poloni

Linja e furnizimit me naftë në Poloni ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje të karburantit. Rrjedhja në tubacionin që transporton naftë nga Rusia në Evropë duket të jetë shkaktuar nga një aksident deri më tani. Defekti ka ndodhur në një nga tubacionet në Druzhba, në një nga pikat kryesore të furnizimit drejt Gjermanisë.

Ky incident ka rritur akoma më shumë shqetësimet e liderëve të Europës për krizën energjetike me të cilën përballet Europa.

Liderët e BE-së po mundohen të bien dakord për masat e reja për të përballuar krizën energjetike. Shumica e vendeve të BE janë dakord për vendosjen e një kufiri për çmimin e gazit, por nuk bien dakord për mënyrën e hartimit të tij. Disa shtete, përfshirë këtu dhe Gjermaninë, janë kundër. Megjithatë, diskutimet e liderëve të Bashkimit Europian janë ende të hapura.

Shkak i krizës energjetike dhe të gazit është lufta e Rusisë në Ukrainë, pasi Moska ka mbyllur tubacionet e furnizimit me gaz për Europën pas sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj saj. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share