Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Dedaj në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se RMV-ja po shkon në drejtimin e duhur.
”Në Maqedoninë e Veriut kam qenë edhe kur është pranuar në NATO pra kam lobuar atë kohë. Maqedonia e Veriut tani është në një fazë tepër të rëndësishme, sepse ne që e shohim nga jashtë, nuk mbahet mend në historinë e Maqedonisë së Veriut që ka pasur kaq shumë progres në 20 vitet e fundit pas pranimit të NATO-s dhe hapjes negociatave me BE-në pra bazat i ka me marrëveshjen e Ohrit, marrëveshja me Greqinë, tani keni edhe disa gjëra ti zgjidhni me Bullgarinë dhe besoj që kjo do arrihet me lidershipin aktual të RMV-së” – tha Dedaj. /tvklan.mk/