Klubi anglez njoftoi se e ka lënë të lirë kapitenin, do të përfitojë 122 mln Euro
Uest Hem ka konfirmuar se Deklën Rais do të largohet nga klubi. Çekiçët do të përfitojnë nga shitja e kapitenit 122 mln Euro, një shumë kjo rekord. Mesfushori 24-vjeçar në një letër të hapur për tifozët e Uest Hem u tha lamtumrië fansave të ekipit. Kapiteni udhëhoqi ekipin angelz në fitimin e Ligës së Konferencës muajin e shkuar, me klubin që mori trofeun e parë europian që nga viti 1965.
Futbollisti i përfaqësues angleze do të vazhdojë karrierën e tij tek Arsenali. Mes të dyja klubeve është arritur akordi raporton Sky Sports dhe mesfushori ka kaluar vizitat mjekësore. Rekordi për blerjen më të shtrenjtë në Britani mbahet nga Çelsi, që pagoi 125 mln Euro te Benfika për Enco Fernandez në Janar.
Klan News