Debate për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB

Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë muajt e fundit, dominoi edhe diskutimet e raportit për situatën që paraqiti në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesja e misionit të OKB-së për Kosovën. Karoline Ziadeh paralajmëroi se rritja e tensioneve mes palëve, mund të shkaktojë përplasje të rrezikshme me pasoja serioze, edhe pse siç tha ajo, palët mund të mos i kenë për qëllim. Për ministren e jashtme të Kosovës, shkaktare e tensioneve është Serbia që nuk e pranon realitetin e Kosovës së pavarur.

“Serbia duhet të njohë realitetin, të njohë Kosovën si shumë prej fqinjëve të Serbisë apo të tjerëve që tashmë e kanë bërë… njohje reciproke”.

Kreu i diplomacisë serbe akuzoi Prishtinën se po ushqen tensionet për të bërë me faj Serbinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Serbët vazhdojnë të frikësohen me mënyra të ndryshme, duke u detyruar të braktisin shtëpitë, fshatrat e qytetet. Prishtina po ushqen me vetëdije tensionet ndëretnike duke përdorur të gjitha metodat”.

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara kritikoi planin e OKB-së për tërheqjen e UNMIK-ut, çka sipas tij mund t’i hapë rrugë destabilitetit në Kosovë. Ndërsa ambasadori i Shqipërisë Ferit Hoxha tha se misionit të UNMIK-ut i ka kaluar koha dhe është e kotë që ky ai “të vijojë të operojë si tani, në inerci të plotë”.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share