Xhoana dhe Haris janë parë në ambientet e vilës duke debatuar me njëri-tjetrin me tone të ashpra. Është Xhoana ajo që nisi e para debatin mes tyre duke i thënë Harisit:Ti po luan me Amadean, ajo nuk është kukulla jote boll e bëre këtë.
Më tej Xhoana ka shtuar që Amadea e do Harisin vetëm për faktin që në vilë nuk ka ardhur akoma një djalë më i mirë:Të dashka ty shoqja ime, s’ka ardh akoma një më i mirë se e shikon ti sa të do Amadea. Ti nga ajo more famën se s’të njeh njeri këtu, je analfabet!
Harisi: Ti veç flet për ne, pse nuk shkon të rrish me Arlindin më mirë, ti asgjë të re s’ke sjellë në vilë.
Ndiqni episodet ditore të Love Island Albania në orën 18:20, në Tv Klan. /Love Island Albania