Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Anëtarët e këtyre dy komisioneve kuvendore do të diskutojnë rreth një pike – Propozim i ligjit për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, në lexim të dytë.
Siç qëndron në elaborim për Propozim ligjin të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i ligjit është vendosja e standardeve të reja në proceset punuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendosja e sistemit efikas për menaxhim me resurset njerëzore në mbrojtje, konform standardeve të vendeve-anëtare të NATO-s.
“Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes i kryejnë punët dhe detyrat e tyre në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjin, rregulloret tjera të miratuara në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parimet mbi të cilat bazohet ligji në këtë kuptim janë: parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në punësim, parimi i barazisë gjinore, parimi i mosdiskriminimit, parimi i menaxhimit të efektit të punonjësve, parimi i etikës profesionale, paanshmëria dhe objektiviteti, parimi i transparencës, parimi i konfidencialitetit, parimi i përgjegjësisë, parimi i parandalimit të konfliktit të interesave, parimi i papajtueshmërisë me veprimin politik dhe parimi i përdorimit ekonomik të fondeve”, thuhet në sqarimin e Propozim ligjit.
Propozim ligji, theksohet në elaborim ofrohet si zgjidhje e vetme e mundshme për krijimin e kushteve për vendosjen e sistemit efiaks për menaxhim me resurset njerëzore, krijimin e kushteve për ndërtimin e personelit për punë të pozicioneve të NATO-s, arritje e pajtueshmërisë me standardet në proceset punuese me vendet anëtare të NATO-s në raport me menaxhimin me resurset njerëzore në mbrojtje.