Dasma madhështore e Princit të Bruneit

Në ceremoninë e dasmës kanë marrë pjesë shumë figura të rëndësishme politike

Princi i Bruneit, Abdul Mateen, i cili ka marrë shpesh komplimente për pamjen e tij fizike është martuar me të fejuarën e tij në një ceremoni madhështore. Princi zbuloi lidhjen e tij të dashurisë në rrjetet sociale gjatë muajit dhjetor. Lajmi ishte një befasi për publikun i cili kishte një pëlqim të madh për një nga beqarët më të kërkuar në Azi.

Në një intervistë të hershme, princi u pyet se çfarë kërkonte ai nga një partnere dhe ai u përgjigj duke thënë “Unë do të thoja dikë që është i vërtetë. Dikush që është shumë i thjeshtë, kjo është ajo që më pëlqen”.

Mesa duket këto kritere i ka plotësuar Yang Mulia Anisha Rosnah e cila është mbesa e një këshilltari të udhëheqësit të Bruneit. Mediat e huaja shkruajnë se ajo zotëron një kompani mode dhe turistike.

Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift i martuar, ku përshëndetën mijëra dashamirës nga pjesa e pasme e një makine “Rolls Royce”.

Në ceremoninë e dasmës morën pjesë 5000 të ftuar përfshinin mbretër nga Arabia Saudite dhe Jordania, si dhe presidenti i Indonezisë dhe lideri i Filipineve. Princi Mateen është fëmija i 10-të i Sulltan Hassanal Bolkiah, një nga monarkët më jetëgjatë në botë dhe më të pasurit gjithashtu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share