DASH: Thirrje amerikanëve të largohen nga Rusia

THIRRJA PAS ARRESTIMIT TE REPORTERIT AMERIKAN QE AKUZOHET PER SPIUNAZH

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje amerikanëve që banojnë në Rusi që të largohen menjëherë pas arrestimit të reporterit amerikane të The Ëall Street Journal. SHBA  dënon përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të frikësuar, shtypur dhe ndëshkuar gazetarët dhe zërat e shoqërisë civile.

Pas arrestimit te gazetarit te The Ëall Street Journalvi cili akuzohet per spiunazh, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje qytetarëve që banojnë ose udhëtojnë në Rusi të largohen prej aty.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, në një konferencë shtypi tha se SHBA dënon, në termat më të ashpër, “përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të frikësuar, shtypur dhe ndëshkuar gazetarët dhe zërat e shoqërisë civile”.

”Fatkeqësisht, ne kemi parë se si shtypja e përshkallëzuar e qeverisë ruse prek gazetarët, si dhe aktivistët e shoqërisë civile dhe komunitetin më të gjerë të Rusisë . Që nga 24 shkurti 2022, dhjetëra media dhe më shumë se 100 profesionistë individualë të medias janë etiketuar si të padëshirueshëm” – tha Vedant Patel zv/zëdhënës i DASH.

Një gjykatë në Moskë vendosi që shtetasi amerikan dhe gazetari i Ëall Street Journal, Evan Gershkovich duhet të mbahet në paraburgim për gati dy muaj nën dyshimin për spiunazh. Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden u shpreh se ishte thellësisht e shqetësuar dhe se zyrtarët kishin qenë në kontakt me punëdhënësin dhe familjen e Gershkovich.  Kjo është çështja e parë penale për spiunazh kundër një gazetari të huaj në Rusi, një krim që dënohet deri në 20 vjet burgim.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share