Darwin Nunez përfundon në sherr me tifozët pas humbjes së Uruguait në Copa America

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, ka përfunduar duke bërë sherr me tifozët kolumbianë pasi kombëtarja e tij, Uruguai, humbi ndeshjen e gjysmëfinales të Copa America. Incidenti ndodhi në tribuna pas përfundimit të sfidës.

Mediat uruguaiane raportojnë se sherri ndodhi pranë vendit ku po qëndronin miqtë dhe familjarët e lojtarëve. Kamerat kapën Nunez duke u ngjitur në shkallë dhe tentuan të godasin tifozët, ndërsa disa të tjerë përpiqeshin ta ndalonin.

Kapiteni uruguaian Jose Maria Gimenez tha se lojtarët po përpiqeshin të mbronin familjet e tyre, duke e quajtur situatën një “katastrofë”.

Uruguai u mund 1-0 nga Kolumbia në gjysmëfinale. Para se të niste konflikti në tribuna, mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave pati një përplasje në përfundim të ndeshjes.

Nunez, i cili u ble nga Liverpooli për 64 milionë paund në vitin 2022, nisi si titullar për Uruguain, por nuk arriti të shënojë ndonjë gol nga katër rastet që pati. Kolumbia do të luajë në finale kundër Argjentinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share