PËR TRE VJET 60.3 MILIONË EURO U KTHEHEN RRETH 460 MIJË QYTETARËVE
Drejtoria e të Ardhurave Publike, sic percjell KlanM, paralajmëroi se nga viti 2023 do të rritet limiti nga 1.800 në 2.100 denarë në cdo tre muaj për kthimin e TVSH-së për qytetarët nga skanimi I llogarive fiskale.
SANJA LUKAREVSKA – DREJTORE E DAP-it
“Në periudhën e ardhshme, në koordinim me Ministrin e Financave do të dorëzojmë propozim-ndryshimin e ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizik. Këto ndryshime kanë për qëllim që nga 1 Janari I vitit 2023 qytretarëve në vend të 1.800 t`u kthehen nga 2.100 denarë për cdo tre muaj”deklaroi Sanja Llukarevska drejtore e DAP
Pas tre viteve nga hyrja në fuqi e masës kontrolluese-stimulative e njohur si “TVSH-ja Ime”, sic njofton KlanM, qytetarëve u janë kthyer 60.3 milionë euro, kurse numri I shfrytëzuesve është rreth 460.000.
Më shumë Llogari fiskale të skanuara janë regjistruar nga pikat e karburantit, marketet e mëdha dhe të vogla, shitoret për teknikë të bardhë dhe shitoret e veshmbathjeve./KLanMacedonia/