Gjykatësi: Ka rrezik të arratiset
Dani Alves do të qëndrojë në burg në Spanjë. Kërkesa e tij për ndryshimin e masës është refuzuar nga Gjykata e Barcelonës, pasi mund të arratiset nga Spanja për shkak të dënimit që rrezikon që mund të shkojë deri në 12 vjet.
Me këtë argument gjykatësi vendosi që futbollisti brazilian të presë vendimin përfundimtar pas hekurave. Ai mund të largohet në Brazil falë parave që zotëron atje ku nuk është mundësia që ta ekstradojnë.
Alves akuzohet për përdhunimin e një vajze në fund të Dhjetorit në tualetin e një lokali në Barcelonë. Dani Alves po qëndron në një burg prej 20 Janarit.
Pas akuzave iu ndërpre kontrata edhe nga ekipi meksikan Pumas që po i kërkon edhe dëmshpërblim.
Tv Klan