2 autorët çmontuan mjetin për shitje me pjesë
Ky është momenti kur dy të rinjtë Xhuljano Sorra dhe Ahmet Musaogullari largohen nga zona e Laprakës pasi kanë kryer vjedhjen e “Benzit” luksoz që shihni në këto pamje.
Tv Klan ka siguruar këtë video nga kamerat e sigurisë, ku shihet automjeti teksa largohet pasi është vjedhur nga dy të rinjtë tashmë të arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur më 24 Janar, me dy të arrestuarit që i është dashur vetëm pak minuta për të hapur makinën luksoze, që më pas u çmontua dhe u shit për pjesë.
Kanë qenë pikërisht këto pamje filmike si dhe kamera të shumta të sekuestruara nga agjentët e komisariatit nr.3 në Tiranë, që kanë provuar autorësinë e Xhuljano Sorrës dhe Ahmet Musaogullarit.
Burime bëjnë me dije se vjedhja është kryer përmes ndërhyrjes në paketën elektrike të automjetit tip “Benz”. Pas arrestimit të 2 autorëve uniformat blu sekuestruan disa nga pjesët e makinës u vodh.
Tv Klan