Dalin nga kafeneja ekipet e mediave që ishin të bllokuar nga protesta në Zveçan

30 gazetarë, kameramanë dhe punëtorë të tjerë të mediave kanë dalë nga kafeneja ku ishin bllokuar pas tensioneve që u zhvilluan nga protesta e serbëve në Zveçan.

Në mesin e këtyre ekipeve ishte edhe i Klan Kosovës, gazetari Drin Demiri, nga vendi i ngjarjes ka treguar se ata kanë dalë jashtë të shoqëruar nga pronari i kafenesë.

Për bllokimin e pjesëtarëve të mediave ka reaguar edhe Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili ishte bashkë me gazetarët e tjerë të bllokuar./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share