Në një operacion të Njësisë Speciale Antiterroriste, policia serbe ka vrarë Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë. Mediat serbe raportojnë se Hajrizi fshihej në ambientet e braktisura të fabrikës Viscose, ku ishin strehuar emigrantë.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, Hajrizi qëlloi disa herë në drejtim të policisë përpara se ata të kundërpërgjigjeshin me zjarr. Hajrizi ishte arratisur nga burgu në Kosovë një javë më parë, ku vuante dënimin për vrasjen e një ushtari rus të KFOR-it dhe krime të tjera. Kjo ishte hera e nëntë që ai arratisej nga burgu.
Nënkryetari i komunës së Loznicës, Petar Gavriloviq, njoftoi se varrimi i policit të vrarë, Nikolla Krsmanoviq, do të bëhet nesër në fshatin e tij të lindjes. Ndërkohë, qytetarët e Loznicës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe kanë shprehur frikën për familjet e tyre pas ngjarjes tragjike.