Daçiq tallet me ShBA-të: Nuk mund t’i dëgjojmë dhe ta njohim Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është mbrojtës i raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se Serbia nuk mund ta dëgjojë ShBA-në për njohjen e Kosovës.

Daçiq në kremtimin e “Ditës së Amerikës” në Kuvendin e Serbisë, tha se kushdo që përpiqet të bëjë presion ndaj Beogradit për të bërë diçka në këtë drejtim, s’do të ketë sukses.

“Një qasje e tillë ndaj problemit të zgjidhjes së situatës në Kosovë nuk do të ketë kurrë sukses. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe mbetemi partner konstruktiv në dialog”, tha Daçiq, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhen serbe, transmeton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për marrëdhëniet që Serbia ka me Rusinë, duke thënë se ato nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Beogradit me perëndimin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share