Çuditën fansat, Kanye West është “fiksuar” pas Taylor Swift?

Kanye West publikoi albumin e tij të ri, “Vultures 1” dhe në një prej këngëve të albumit, “Carnival”, ai përmend emrin e këngëtares, duke u shprehur “Kam bërë 6 Taylor Swift”.

Është e paqartë se ç’kuptim ka vargu, por ndoshta i referohet albumit të saj të gjashtë, “Reputation”.Pse njerëzit po e quajnë Kanye West “të fiksuar” me

Ndërkohë, njerëzit në rrjetet sociale shpërthyen kundër reperit, duke e quajtur atë “të fiksuar” me Tay. “Taylor ka qenë shënjestra e tij dy herë. Ajo ia doli me sukses të largohej nga ngjarjet asokohe dhe tanimë është edhe më e famshme, ndërsa Kanye sërish e përmend nëpër këngë për vëmendje”, shkroi dikush në X (ish-Twitter).

“Qenka kaq i dëshpëruar për vëmendje”, tha një person tjetër, ndërsa një përdorues komentoi: “Kanye vazhdon akoma të mendojë se e bëri Taylor të famshme, sikur s’është ai që e përmend nëpër këngë”; “Kanye është i vetmi person që mendon se do të përshtatet me kohën duke përmendur Taylor”, u shpreh dikush.

Kanye dhe Taylor kanë një histori të gjatë përplasjeje. Kur Tay u vlerësua me çmimin e MTV në vitin 2009, ai u ngjit në skenë dhe tha se në fakt, Beyoncé e meritonte çmimin për “Videon më të mirë” në kategorinë e artisteve gra. Më pas, Kanye reflektoi dhe i kërkoi ndjesë Swift.Pse njerëzit po e quajnë Kanye West “të fiksuar” me

Pendesa nuk zgjati shumë dhe në vitin 2016, ai publikoi këngën “Famous”, në të cilën shprehet: “Mendoj se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks. Pse? E bëra atë k*rvë të famshme”. Sigurisht, fansat e Tay dhe vetë këngëtarja u irrituan mbi fjalët e tij, por Kim Kardashian (asokohe bashkëshortja e Kanye) publikoi në Snapchat një video, në të cilën supozohej se këngëtarja kishte rënë dakord për vargjet e reperit.

Në fakt, Tay kishte rënë dakord vetëm për pjesën: “Mendoj se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks” dhe nuk ishte në dijeni të vazhdimësisë së tekstit. Videoja ishte e edituar dhe kjo i kushtoi Taylor një përndjekje online, ku njerëz të ndryshëm nisin të komentonin emoji me gjarpër dhe ta fyenin nëpër rrjete sociale, duke e cilësuar si “mashtruese”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share