Ç`thotë propozimi për ndryshime dhe plotësime të preambulës të Kushtetutës?

KUSHTETUTA E MAQEDONISË KA PËSUAR 8 NDRYSHIME ME 36 AMENDAMENTE

Propozimi për ndryshime të Kushtetuës, parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetuës dhe në amendamentet 12 dhe 36, njofton KlanM.

Me ndryshimet e propozuara të Preambulës dhe në Amendamentin 36 të Kushtetutës propozohet që pas “popullit boshnjak” të vendoset presje dhe të shtohen “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian”.

Nga ana tjetër me Amendamentin 12, sic njofton KlanM, propozohet ndryshimi i numrit të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive nga 19 sa janë aktualisht në 43 anëtarë, ku 16 anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvend – Maqedonas dhe Shqiptarë dhe nga një anëtar nga radhët e deputetëve Turq, Vlleh, Rom, Serb, Boshnjak, Bullgar, Kroat, Malazez, Slloven, Hebre dhe Egjiptian.

Për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës, sic njofton KlanM, janë të domosdoshme shumica prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve apo 80 deputetë dhe shumicë votash nga deputetët që i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoninë e Veriut.

Kushtetuta e Maqedonisë si akti më I lartë juridik I vendit është miratuar më 17 Nëntor 1991 dhe sic njofton KlanM, deri më tani ka pësuar 8 ndryshime me 36 amendamente. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share