Cristiano Ronaldo është në ato nivele që në çdo ndeshje dhe çdo turne të madh mund të thyejë rekorde, dhe kjo mund të ndodhë në sfidën e ardhshme kundër Georgjisë në Euro 2024. Ai u bë rekordmen këtë edicion, duke u bërë i vetmi lojtar që merr pjesë në 6 Europianë. Sidoqoftë, “superylli” portugez kërkon më shumë. Nëse ai shënon në sfidën e orës 21:00 në grupin F, do të bëhet i vetmi futbollist me gol në 6 kampionate europiane.
Në ndeshjen e kaluar, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin e asistencave, duke shërbyer pasimin e golit për golit e tretë kundër Turqisë. Tani ai numëron 8 asistë, një numër i barabartë me rekordmenin e mëparshëm, çekun Karel Poborsky. Portugalia fitoi 3-0, me gola të realizuar nga Bernardo Silva, Samet Akaydin (me autogol) dhe Bruno Fernandes.
Natyrisht, nëse kapiteni “luzitan” shërben një asist në ndeshjen e ardhshme, ai do të bëhet më i miri në këtë renditje historike me 9 asistë, duke lënë prapa legjendën çeke. Megjithatë, synimi kryesor i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” është fitorja e titullit Evropian, edhe pse do të jetë një sfidë e vështirë.