Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në fund të sfidës që Portugalia e luajti në transfertë ndaj Islandës.
Kjo ishte një përballje e veçantë për yllin luzitan që u bë lojtari i parë me 200 ndeshje ndërkombëtare.
Ronaldo e mbante rekordin për më shumë paraqitje ndërkombëtare, duke thyer atë të kuvajtianit Bader Al-Mutaua, i cili mbante rekordin prej 196 takimesh.
Sulmuesi 38-vjeçar e kaloi atë në sfidën e marsit të Portugalisë kundër Lihtenshtejnit, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Luzitanët vuajtën jo pak kundër islandezëve, të cilët u mbrojtën mirë. Por portugezët e shtuan ritmin pas daljes me të kuq nga loja të Vilum Tor Vilumson në minutën e 81’.
Në fillim gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje, por pas kosultimit me sistemin VAR e cilësoi atë të rregullt.
Për sulmuesin 38-vjeçar ky ishte goli i 123 për Portugalinë, duke rritur rekordin e tij si golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave.
Në takimet e tjera ë grupit, Bosnja u mund nga Luksemburgu 2-0, kurse Sllovakia mundi Lihtenshtejnin 1-0.
Luzitanët kryesojnë Grupin J me 12 pikë, të ndjekur nga Sllovakia me 10.
Klan News