Telashe për Kristiano Ronaldon! Ndaj yllit portugez është bërë një padi kolektive në Shtetet e Bashkuara, ku i kërkohet që të paguajë 1 miliardë dollarë.
Ai akuzohet se ka promovuar kompaninë e shkëmbimit të kriptomonedhave të quajtur “Binance’ me seli në ishujt Cayman. Paditësit pretendojnë se promovimi i produktit nga ana e tij i ka shtyrë të bëjnë investime që u kanë shkaktuar humbje të mëdha.
CR7 ka reklamuar NFT, asete virtuale që mund të blihen dhe shiten, por që nuk kanë formën e tyre në botën reale. Zakonisht përdoren për të shënuar pronësinë e diçkaje, si imazh apo video në internet.
Paditësit pretendojnë se promovimi i Binance nga Ronaldo çoi në një “rritje 500% të kërkimeve” për shkëmbimin e kriptomonedhave.
Binance është akuzuar se ka ndihmuar përdoruesit të anashkalojnë sanksionet në mbarë botën, por edhe se ua ka bërë të lehtë kriminelëve dhe terroristëve të transferojnë paratë.
Klan News