Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit të Al-Nasr janë shfaqur në një video, duke mbajtur veshje tradicionale saudite dhe shpata ceremoniale. Ylli portugez u transferua në Arabinë Saudite në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por tashmë është përshtatur pa shumë probleme me futbollin në Lindjen e Mesme.
Sulmuesi ka realizuar shtatë gola në pesë takimet e para në Ligën Profesioniste Saudite, ndërsa ka fituar “Këpucën e Artë” teksa skuadra e tij fitoi Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe. Por 38 vjeçari nuk ka probleme edhe me jetën jashtë fushe në mbretërinë saudite, e këtë ai e tregoi në eventin e fundit me klubin.
Kristiano Ronaldo, bashkë me Sadio Mane dhe Taliskan, u shfaqën me veshje tradicionale saudite teksa kërcenin së bashku. Marcelo Brozoviç, Otavio dhe Aleks Tejes gjithashtu ishin në këtë ceremoni tradicionale. Klubet saudite bënë diferencën këtë verë duke bërë mbi 1 miliardë euro shpenzime për të afruar emra të njohur të futbollit europian në kampionatin vendas.
Përveç Kristiano Ronaldos, pjesë e Ligës Profesioniste Saudite janë edhe braziliani Nejmar dhe francezi Benzema.
Klan News