Ylli portugez ndodhet në Dubai në pritje të konfirmimit të akordit me Klbuin nga Arabia Saudite
Cristiano Ronaldo do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 200 milionë Euro me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr, para se 2022 të përfundojë.
Kontrata e 37-vjeçarit me Manchester United u ndërpre në fillim të këtij muaji, pas tensioneve që krijoi një intervistë e portugezit. I përqendruar te Kupa e Botës, ai preferoi të mos mendonte për ekipin e tij të ri.
Aktualisht, 37 vjeçaro ndodhet në Dubai, pasi kreu disa ditë stërvitje në qendrën stërvitore të Real Madridit.
Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, Al-Nassr dëshiron të nënshkruajë me Ronaldon para përfundimtit të vitit dhe i ka ofruar 37-vjeçarit një marrëveshje të madhe prej 200 milionë eurosh.
Ylli portugez pritet që të firmosë një kontratë deri në 2025, me të drejtë zgjatjeje. Ronaldo dhe familja e tij po qëndrojnë në Dubai, sa akordi të konfirmohet.
Kristiano Ronaldo refuzoi një transferim në Arabinë Saudite në verën e shkuar, por tani që nuk ka interes nga klubet europiane, duket se do të pranojë ofertën e leverdishme.
Al-Nassr është një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, ku ka fituar nëntë herë titullin kampion Në 2020 dhe 2021, klubi arab fitoi Superkupën e Arabisë Saudite, ndërsa në arenën ndërkombëtare nuk ia kanë dalë që të lënë shenjë. Pikërisht me ardhjen e sulmuesit të njohur, ata shpresojnë që të arrijnë suksese.
Klan News