Skuadra e vetme shqiptare e kualifikuar në fazën e grupeve të Konfertencë Ligës, ekipi i Ballkanit sot udhëton në Çeki atje ku të enjten do të zhvillon takimin e parë në Grupin C, kundër Viktoria Plzen
Kampioni i Kosovës, e ka bërë një postim informues për nisjen e ekipit, duke ia përcjellë atij disa fotografi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjesi nga Aeroporti ‘Adem Jashari’. Skuadra po niset për në Çeki, ku do ta zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi I futbollit Ballkani nga Suhareka.
Në Grupin C, krahas ekipit të Ballkanit janë edhe Viktoria Plzen, Astana dhe Dinamo e Zagrebit
Ndeshjet e Grupit C. Viktoria Plezen – Ballkani dhe Dinamo Zagreb – FC Astana luhen të enjten me fillim në ora 21:00. /KlanMacedonia/