Prishtinë: Sot nis Kupa Botërore Universitare në Hendboll

Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të zhvillohet prej 11 deri më 17 korrik.

 

Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jenë 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cila do të garojnë për të parin në hendbollin universitar.

Ceremonia hapëse do të mbahet sot me fillim nga ora 18:00, në sallën “1 tetori”.

 

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm, Musa Selimi, drejtor ekzekutiv i FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, Gabirel Kotchofa, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Sportit Universitar (FISU) dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku.

Po ashtu, sot do të zhvillohet edhe ndeshja e parë, me fillim nga ora 19:30 ku do të ballafaqohen University of Cebu Lapu-lapu Mandaue (Spanjë) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (Kosovë).

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share