Shuhet ëndrra e Ballkanit për kualifikim nç fazën tjetër
Shuhet përfundimisht ëndrra e Ballkanit për të kaluar fazën e grupeve të Konferencë Liga.
Skuadra kampione e Kosovës u mposht me rezultat minimal (0-1) nga Slavia e Pragës në “Fadil Vokrri” dhe mbetet në kuotën e katër pikëve, pa asnjë mundësi për t’u renditur në vendin e dytë, pasi edhe nëse fiton ndeshjen e fundit me Cluj dhe Slavia bie përballë Sivasporit, pikët e fituara në ndeshjet direkte nuk e favorizojnë ekipin e Ilir Dajës.
Golin që vendosi sfidën në Prishtinë e shënoi Langr në minutën e 75-të.
Vendasit krijuan disrta raste për të shunuar por ne momentet vendimtare fati ishte kundër tyre.
Por në përfundim të pjesës së parë ka patur një përleshje mes tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përleshje mes tifozëve pati edhe në sheshin e Prishtinës, pak orë para fillimit të takimi.
Mbrëmë u zhvilluan të gjitha ndeshjet e raundit të pestë të grupeve përkatëse dhe u shënuan këto rezultate.
Rezultatet:
Anderlecht – FCSB 2-2
Austria Vienna – Lech 1-1
Fiorentina – Basaksehir 2-1
Nice – Partizan 2-1
Slovacko – FC Köln 0-0
Vaduz – AZ Alkmaar 1-2
Villarreal – H. Beer Sheva 2-2
Basel – Zalgiris 2-2
Dnipro- Apollon
FC Ballkani – Sllavia Prag 0-1
Hearts – RFS 2-1
Molde – Djurgarden 2-3
Shamrock Rovers – Gent 1-1
Sivasspor – CFR Cluj 3-0
Slovan Bratislava – Pyunik 2-1
West Ham – Silkeborg 1-0
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/