Skuadra e futbollit amerikan u ble për 5 miliardë e 555 milionë Euro
Commanders Washington bëhet skuadra më e kushtueshme sportive e të gjitha kohërave. Ekipi i futbollit amerikan, më parë i njohur me emrin Redskins, u ble për 5 miliard e 555 milion Euro.
Më parë ky rekord mbahej nga një tjetër skuadrën e kësaj disipline Denver Broncos, që kushtoi 4 miliardë e 270 milionë Euro verën e kaluar. Aksioneri kryesor i Commanders Washington, 3 herë kampione në Super Bowl, është Josh Harris, ndërsa pjesë e ortakëve është edhe ish-basketbollisti Magic Johnson.
Harris zotëron edhe një pjesë të skuadrës së basketbollit Philadelphia 76ers dhe asaj të hokejit në akull Neë Jersey Devils.
Tv Klan