CNN: Perëndimi mbyll sytë derisa Vuçiqi destabilizon Ballkanin!

RUGE: SERBIA NË BE, “KALË TROJE” I RUSISË NË BE!

Qasja e Perëndimit, i cili nuk sheh asgjë të keqe te Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po destabilizon Ballkanin – shkruan CNN në një analizë të zgjeruar, percjell KlanM.

Sipas CNN-it, kur Rusia sulmoi Ukrainën, SHBA-të dhe BE-ja përshpejtuan angazhimin e tyre drejt Serbisë. Kryeqendrat perëndimore, sic percjell KlanM, pjesën më të madhe të përpjekjeve të tyre e drejtuan për një qëllim të vetëm. Së pari, Serbia të hyjë në krahun perëndimor, larg Rusisë dhe së dyti t`u mundësohet administratorëve të tyre që të fokusohen për të mbështetur Ukrainën – shkruan CNN.

“Tradicionalisht një nga aleatët më të afërt të Moskës në Evropë, Beogradi, gjatë kohë përpiqej ta kalojë linjën midis lidhjeve historike me Rusinë dhe të ardhmen potenciale për integrim më të fuqishëm evropian. Diplomatët perëndimor u përpoqën ta nxjerrin Vuçiqin nga orbita e Putinit, duke i premtuar rrugë më të shpejtë drejt BE-së, duke paralajmëruar izolimin në rast të mosbindjes” – thonë nga CNN.

CNN, sic njofton KlanM, shkruan se 18 muaj më vonë, disa vëzhgues thonë se qasja aktuale nuk solli asnjë rezultat që bëri të dështojnë dy synimet.

Serbia refuzoi të merr pjesë në të gjitha raundet e sanksioneve të BE-së kundër Putinit dhe vazhdoi t`i ndjek interesat e saja në rajon, duke nxitur konflikte jashtë kufijve për ta tërhequr vëmendjen nga pakënaqësitë brenda vendit, e sigurtë se kjo nuk do të ishte në interesin e Perëndimit” – thonë nga CNN.

CNN shkruan se pasojat e një qasje të këtillë më së shumti u ndjenë në Kosovë. Ky rrjet televiziv, sic percjell KlanM, ka biseduar me ekspertë dhe banor lokal në Serbi dhe veri të Kosovës, të cilët janë shprehur të shqetësuar nga përpjekjet e SHBA-së për ta futur Serbinë në bashkësinë euroatlantike.

Duke marrë parasysh një sjellje të këtillë, CNN potencon se disa shtrojnë pyetjen nëse është i qëndrueshëm i gjithë projekti për integrimin evropian të Serbisë me këtë qeverisje aktuale.

“Të supozohet se çuditërisht do ta futim Serbinë në BE, me këtë regjim, ju praktikisht futni një “kalë Troje” të Rusisë në BE, siç e keni në formën e Kryeministrit hungarez Viktor Orban” – tha Majda Ruge, eksperte për Ballkanin – ECFR.

CNN shkruan se krahas shpresave të Serbisë për aderim në BE, Vuçiqi vazhdon të ecë në linjën midis Moskës dhe perëndimit. Edhe pse mbështeti Rezolutën e OKB-së, ku dënohet invazioni rus në Ukrainë, sic percjell KlanM analizwn e CNN-it, lideri serb ka treguar shumë pak vullnet t`u bashkangjitet sanksioneve të perëndimit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share