SVANTE PAABO STUDIES SUEDEZ ZBULOI SE HOMOSAPIENSET NDERTHUREN ME GJENOMEN E NEANDERTALIT
Çmimi Nobel për Mjekësi dhe Fiziologji këtë vit iu dha studiuesit suedez Svante Paabo për zbulimet e tij sesi evoluoi njerëzimi. Nobeli i atribuohet gjithashtu zbulimi i një disipline të re shkencore. Festimet e këtij viti duhet të shënojnë kthimin e banketit Nobel në Stokholm pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Svante Paabo është nderuar me Çmimin Nobel në Mjekësi dhe Fiziologji për zbulimet e tij se si evoluoi njerëzimi. Çmimi, ndoshta ndër më prestigjiozët në botën shkencore, jepet nga Asambleja Nobel e Institutit Karolinska të Suedisë dhe kap vlerën e 10 milionë korona suedeze ose 900,357 dollarë.
Paabo lindi në Stokholm, Suedi në vitin 1955 dhe kreu studimet në Universitetin e Mynihut dhe në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig, Gjermani. Studiuesi zbuloi që Homosapiensët ndërthuren me gjenomën e Neandertalit.
Svante Paabo ka udhëhequr kërkimin që krahason gjenomin e njerëzve modernë dhe të afërmve tanë më të afërt të zhdukur duke treguar se ka pasur përzierje midis specieve. Atij i atribuohet gjithashtu zbulimi i një disipline të re shkencore të quajtur paleogjenomikë.
Në vitin 2014 Pablobotoi librin Njeriu Neandertal: Në kërkim të gjenomave të humbura. Çmimi u shpall nga Thomas Perlmann në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi. Pandemia e COVID-19 ka vendosur në qendër të skenës së kërkimit mjekësor.
Megjithatë, zakonisht duhen shumë vite që çdo hulumtim i caktuar të nderohet. Në çdo rast, festimet e këtij viti duhet të shënojnë kthimin e banketit Nobel në Stokholm pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Çmimi i mjekësisë vitin e kaluar iu dha amerikanëve David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimin e receptorëve në lëkurën e njeriut që ndjejnë temperaturën dhe prekjen, duke e kthyer ndikimin fizik në impulse nervore.
GAZETARE: LIVIA KALLFA