Çmimi i naftës në tregjet globale në rënie, bie për 10 përqind nga fillimi i vitit

Nëpër tregjet globale, çmimi ka vazhduar të bie edhe javën e fundit, për herën e dytë radhazi.

Kjo ngjan pasi që rritja e ekonomive më të mëdha botërore është duke u ngadalësuar, gjë që ka bërë që kërkesa për “arin e zi” të bie.

Çmimi për barrel në tregun londinez javën ë kaluar ka rënë për 1.6 përqind, në çmim 74.79 dollarë. Ndërsa në tregun amerikan një barrel është tregtuar për 70.17 përqind, raporton AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.

Nga fillimi i vitit 2023, rënia e çmimit llogaritet të jetë 10 përqind.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share