Çmimet nëpër tregje: Ajvari “luks” për dimër!

QYTETARËT: KËTË DIMËR AJVAR VETËM PËR ZOTËRINJTË?!

Zakonisht ditët e para të shtatorit, amvisëritë i ndajnë për përgatitjen tradicionale të ajvarit.

Por, duket se për shumë familje, ajvari do të mbetet një luks. Kjo për shkak të çmimeve të larta të produkteve bujqësore, kryesisht specave e domateve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ajvar, vështirë vështirë sepse shtrejti e madhe, shtrejti e madhe, është ku me e bë ajvarin specat sa janë tash nuk e di çmimi i ktyjve kavërgjive shkon afër 100 denarë tash momentalisht jo, ku ta mbërrijmë me një pension prej 12.000 denarë nuk ja del, hiq aspak as nuk e kam mendimin të bëjm më mirë do të hamë çdo ditë më pak ashtu të ushqehemi më shumë skemi të japim”.

“Ajvar jo s`ka gjithçka është shtrenjtuar çfarë të bëjmë”.

Qytetarët thonë se pagat e tyre nuk arrijnë t`i mbulojnë harxhimet mujore, kurse nuk kanë mundësi të ndajnë mjete plotësuese për përgatitjet dimërore.

“Jo more çfarë ajvari shtrejnti e madhe ska rrogat e vogla janë, jo jo këtë vitë jo do të kalojmë ndonjë do marim ndonjë tegëll në dyqanë çfarë të bëjmë”.

“Asgjë nuk bëjë nuk ka me një pension 200 euro ku të shkojë ilaçet bashkë me shoqen 100 euro i kemi nuk ka ku të shkojë s`ka as ajvar për këtë vit shëndosh Inshaallah”.

“Nuk planifikoj, nuk planifikoj sepse specat kanë çmimë shumë të lartë e këtë vitë do të kalojmë pa ajvar rritjet janë shumë të larta, andaj këtë vitë sa për ajvar asgjë le të hajnë ajvarë vetëm ata zotëri që rijnë në fotele”.

Situata e sotme në tregun e Shkupit është si vijon. Çmimet e specave të kuq shkojnë deri në 50 denarë, e për një kavanoz ajvar nevojiten së paku 4 kilogram. Cmimi i domateve shkon në 60 denarë, kurse vërehet rritja e çmimit të qepëve dhe shumë produkteve tjera bujqësore./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share