Çmimet: Luftë për mbijetesë – Aga Izet mbledh bidona, 300 denarë për një thes!

Qytetarët mezi ia dalin – Ekonomisti: Masat qeveritare johumane

Derë më derë aga Izet po mbledh bidona plastike dhe kanaçe. Merr vetëm një pension prej 9 mijë denarë. Harxhimet mujore nuk mund t’i mbulojë dhe për atë ka vendosur të bëjë edhe këtë punë, njofton KlanM.

“Unë dhe shoqja jemi të sëmurë. Ilaçet për çdo muaj më kushtojnë 2-3 mijë denarë. Luftë në këtë botë, kjo është”

Qytetarët tjerë që i takuam, sic njofton KlanM, thonë se gjësendet janë shtrenjtuar ndërsa pagat janë të ulëta. Ata gjejnë mënyra të ndryshme për ta mbuluar muajin.

“Pensionin e marrim dhe e japim. Nuk ka asgjë”

A po i bleni të gjitha gjësendet?

“I blejmë por rryma është shumë e shtrenjtë. Gjërat tjera poashtu. Nuk e dimë se sa do shkojë kështu. Pensionet janë të ulëta”

“A janë shtrenjtuar. Po, si jo!”

A mundeni me pensionin tuaj të bleni?

“Jo pasi që 10 mijë denarë e kam pensionin”

Takuam edhe një ekonomist, ish këshilltar në Qeverinë e RMV-së. Ai thotë të gjitha masat që i ndërrmerr qeveria janë johumane, jokorrekte dhe joprofesionale.

“Ekziston sistemi I monopolit. Dy, tre kompani në Maqedoni janë të politikanëve që e mbajnë nën kontrollë çmimet sidomos ushqimin. Kjo është marri, turp është. Turp”, tha Naser Hamidi, ekonomist i pensionuar.

Që nga 1 korriku, siç njofton KlanM, nuk vlen masa e Qeverisë për vendosjen e marzhes tregtare që përfshinte bukën e bardhë, sheqerin, vajin, miellin, orizin, qumështin, vezët, gjizën, djathin dhe kosin. Kjo ka ndikuar që në disa markete për disa denarë të ngriten çmimet e produkteve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share