Çmimet e naftës, në nivelin më të lartë në 10 muaj

Rritja vjen mes shqetësimeve të shkurtimeve të furnizimeve me naftë nga Arabia Saudite dhe Rusia

Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë në dhjetë muaj e fundit pasi Arabia Saudite dhe Rusia vijojnë të ulin shitjet.

Nafta në bursën e Londrës u rrit me 1 dollarë ose 1.2% më shumë duke arritur vlerën e 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën amerikane, u rrit me 1.1 dollarë duke arritur ne 86.69 dollarë për fuçi niveli më i lartë.

Arabia Saudite ka vendosur të zgjasë shkurtimin e furnizimit prej 1 milion fuçi në ditë me naftë deri në fund të Dhjetorit të këtij viti, ndërsa Rusia do të vijojë shkurtimin deri në fund të vitit 2024. Të dy vendet do të rishikojnë vendimet e tyre çdo muaj në varësi të kushteve të tregut.

Administrata amerikane i kishte bërë presion Arabisë Saudite që të mbante prodhimin e lartë, për të ndihmuar në uljen e inflacionit global.

Ekspertët janë shprehur se vendosmëria e presidentit rus për të vazhduar me çdo kusht me pushtimin e dështuar të Ukrainës po e vë ekonominë në një pozitë gjithnjë e më të paqëndrueshme duke tronditur tregjet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share