Arrestohet në Spanjë bosi i “Camorra”

Nicola Rullo ishte fshehur në një restorant të njohur në Alicante

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ka përfunduar shpejt arratia e bosit të Camorrës, Nicola Rullo. Krahu i djathtë i themeluesit të një prej organizatave më kriminale në Itali, Edoardo Continit, është arrestuar në Spanjë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me policinë spanjolle, karabinierët gjetën 53-vjeçarin në një resort të njohur në qytetin e Alicantes.

Ata bënë të mundur arrestimin e tij falë gjurmimit të lëvizjes së familjarëve të Rullos. Ai kishte qëndruar në këtë resort për të paktën 20 ditë për t’i shpëtuar kapjes nga policia.

Rullo është dënuar me 4 vite burg për rolin e tij në këtë organizatë mafioze. Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet në burg në pritje të urdhrave për ekstradim.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share