Çmimet e gazit në Evropë bien pas 18 muajsh

Është një kthesë e jashtëzakonshme për një kontinent qe vetem pak muaj me pare u perball me nderprerje nga Rusia

Çmimi i gazit natyror në Evropë ka rënë në nivelin e tij më të ulët që nga fillimi i agresionit rus. Çmimet standarde të shitjes me shumicë të gazit ranë pothuajse 5% ose me 50 Euro për megavat orë, niveli i tyre më i ulët që nga Shtatori 2021.

Është një kthesë e jashtëzakonshme për një kontinent që vetëm pak muaj më parë, u përball me mungesa, pasi Rusia dikur furnizuesi i saj më i madh uli në mënyrë drastike eksportet e gazit në Evropë si hakmarrje për sanksionet e BE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rënia e çmimeve do të zvogëlojë më tej rrezikun e një recesioni në Evropë. Çmimet janë ulur nga moti jashtëzakonisht i ngrohtë këtë dimër, si dhe nga përpjekjet e shumta të rajonit për të kursyer gazin, për të gjetur furnizues alternativë dhe për të mbushur depozitat.

Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian aktualisht janë në nivelin 65% dhe kjo është më shumë se 45% që BE-ja ka mesatarisht. Blloku ka rritur gjithashtu importet e gazit natyror të tubacionit nga Norvegjia dhe të gazit natyror të lëngshëm kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Çmimet e gazit verën e kaluar ishin aq të shtrenjta saqë ishin të barasvlershme me gati 500 dollarë për fuçi naftë.

Ekonomistët shprehen se Evropa duhet të shmangë një krizë energjetike për dimrin e ardhshëm, nëse ajo ruan nivelet e saj aktuale të importit nga furnizuesit jo ruse, konsumi i gazit mbetet 20% nën nivelet mesatare dhe prodhimi vendas i gazit mbetet i njëjtë. Megjithatë faturat për shumë familje europiane nuk kanë gjasa të bien aq shpejt. Rritja e çmimeve të gazit kishte nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe inflacion të lartë që kur Rusia ndali furnizimet.

Nga ana tjetër, kërkesa për gaz në Kinë mund të rritet përsëri këtë vit, duke shtrënguar tregun global të gazit natyror të lëngshëm dhe duke ushtruar presion në rritje mbi çmimet. Ekonomia e dytë më e madhe në botë hoqi dorë nga politika e saj e rreptë për zero-Covid në Dhjetor pas më shumë se tre vjetësh, duke rritur vlerësimet për rritjen ekonomike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share