Çmimet e garantuara deri më 29 Shkurt – masa nuk vazhdohet?!

“NGRIRJA” E ÇMIMEVE

Konkurenca jolojale tregtare do të luftohet me miratimin e Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, që sipas Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të rezultojë me uljen e çmimeve të produkteve ushqimore. Zbatimi i masës së cmimeve të garantuara përfundon në fund të muajit dhe afati nuk do të vazhdohet.

Nga muaji I ardhshëm nuk do të vazhdohen çmimet e garantuara të prodhimeve ushqimore nëpër markete, ka deklaruar për MIA-n, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai thotë se ulja e cmimeve të prodhimeve ushqimore do të ndikohet nga miratimi sa më I shpejtë i ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, që është plotësisht konform rregullativës evropiane.

“Zgjidhja ligjore ku vendoset rendi në konkurencën jolojale në tregti dhe vendosen praktika korrekjte midis tregtarëve dhe furnizuesve në zinxhirin me prodhime bujqësore dhe ushqimore, pritet që këtë javë të hyjë në lexim të dytë në komisionet parlamentare. Me këtë ligj presim uljen e çmimeve të prodhimeve ushqimore dhe bujqësore” tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Konform një vendimi të qeverisë, që fillimisht vlente deri në fund të nëntorit 2023, kurse më pas disa herë u vazhdua, nga shtatori me çmime më të ulët shiten 24 kategori të produkteve ushqimore, sikurse buka, qumështi, djathi, mishi, pastat, pemët dhe perimet si dhe pijet joalkoolike dhe birrat.

Ministria e Ekonomisë miratoi vendimin edhe për uljen prej 10% të të dhënave për importin e pemëve të freskëta që vlen deri më 28 shkurt. Me vendet e CEFTA-s, dogana është 0%. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share