Kënga e publikuar prej tyre është bërë virale në Tik Tok
Dy reperë izraelitë kanë bërë thirrje për vrasjen e këngëtares Dua Lipa, modeles Bella Hadid dhe ish-yllit të pornografisë Mia Khalifa në një këngë të re së publikuar së fundmi. Në videon muzikore të titulluar “Harbu Darbu” reperët Ness dhe Stilla përmendin në këngë një listë të njerëzve që ata thonë se janë “përgjegjës për sulmet e Hamasit”.
Një artikull i “The Times” zbulon se kënga e reperëve kundër artistes dhe modeles ka marrë më shumë se 18 milionë shikime në YouTube, dyfishi i popullsisë së Izraelit, që nga publikimi nëntorin e vitit të kaluar. Kënga është kthyer në një lloj himni për adoleshentët izraelitë, të cilët kanë postuar video të ndryshme në Tik-Tok dhe shprehin mbështetje për luftën e Tel Avivit.
E vetmjja që ka reaguar kundër këngës është Mia Khalifia e cila përmendet në tekst së bashku me emra të politikës palestineze. Dua Lipa dhe Bella Hadid kanë shprehur të dyja qëndrimet e tyre kundër luftës së Tel Avivit ndërsa kanë preferuar të heshtin dhe të mos reagojnë për këtë projekt muzikor.
Klan News