Qytetarët e Preshevës janë të mendimit se arritja e një marrëveshjeje sot në Ohër, do të reflektonte në pozitën e popullit shqiptarë që jeton në ato anë.
Qytetari nga Presheva, Abedin Selimi, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria për qytetarët e jetojnë në Luginën e Preshevës.
“Jem në rrjedha shpresojmë në të mundshmen, nëse ndodhë, do të jetë e mira për të dy palët sidomos për shqiptarët, që një herë e përgjithmonë disa probleme, situata, antagonizmat që kanë ekzistuar për shekuj me radhë ndoshta mund të tejkalohen, por ndoshta edhe të zbuten në kuptim të Luginës”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Me siguri nëse arrihet një marrëveshje në nivel të dy palëve do të reflektonte edhe në pozitën e popullit shqiptarë që jeton në këto anë. Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për ndihmë gjerësisht për një marrëdhënie më të plotë me Republikën e Kosovës dhe mbështetjen amë, por këto dy shtete me strukturat udhëheqëse, qeveritë duhet ta kthejnë kokën si ma tepër nga Lugina, nëse shkruhet apo arrihet një marrëveshje krijohen kushtet në kuptim të sistemit, atëherë reflektimi do të kishte qenë më i lartë për banorët e Luginës së Preshevës, dhe do të ndiheshin më të sigurt dhe në atë kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë”.