Civilët largohen nga Kherson dhe energjia

Civilet largohen nga Kherson disa jave pasi festuan rimarrjen e tij

Ekziston frika se shënjestrimi i pamëshirshëm i rrjetit elektrik të Ukrainës nga Rusia do të kërcënoje sigurinë e termocentraleve

Me reshjet e vazhdueshme të borës që mbuluan kryeqytetin, Kiev, analistët parashikuan se moti i ashpër dhe temperaturat nën zero do të sjellin pengesa të mëdha në fushën e betejës

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ukrenergo, operatori shtetëror i rrjetit të energjisë bëri të ditur se tani po furnizon rreth 80%. Ukrainasit kanë dalë nga Kherson për të ikur nga bombardimet ruse, vetëm disa javë pasi festuan rimarrjen e qytetit jugor nga Ukraina.

Associated Press raportoi se një varg kamionësh, furgonash dhe makinash disa rimorkio që transportonin kafshë shtëpiake dhe sende të tjera krijuan rradhë të gjatë në periferi të Kherson.

Ka frikë në rritje se shënjestrimi i pamëshirshëm i rrjetit elektrik të Ukrainës nga Rusia do të kërcënojë sigurinë e termocentraleve bërthamore të vendit . Autoritetet ukrainase po rikthen gradualisht energjinë, të ndihmuara nga rilidhja e katër centraleve bërthamore të vendit, por miliona njerëz janë ende pa ngrohje ose energji elektrike pas sulmeve ajrore.

Rusia vazhdoi sulmin e saj në qytetet ukrainase me një sulm në Dnipro, i cili plagosi gjashtë persona dhe shkatërroi shtatë shtëpi. Ndërkaq udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred ëeber, ka bërë thirrje për më shumë solidaritet evropian në akomodimin e refugjatëve ukrainas.

“Nëse shumë ukrainas detyrohen të ikin gjatë dimrit për shkak të bombardimeve ruse dhe sulmeve, atëherë Evropa Perëndimore duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, tha Ëeber për gazetën gjermane Bild am Sonntag .

Sipas OKB-së, rreth 7.9 milionë njerëz nga Ukraina kanë kërkuar deri më tani mbrojtje jashtë vendit për shkak të luftës që filloi më 24 shkurt. Nga këta, pak më shumë se 1 milion janë regjistruar në Gjermani, në Francë janë regjistruar rreth 119,000, në Itali rreth 173,000 dhe Spanjë rreth 154,000 refugjatë. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson ka deklaruar se shtetet anëtare që kanë ende kapacitete të rrisin përpjekjet e tyre për të ndihmuar vendet anëtare që janë në limitet e strehimit. Ndërkaq , Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share