Igli Tare thotë se brezi i tanishëm i Kombëtares Shqiptare ka një cikël shumë të mirë 10-vjeçar teksa shton se aktualët janë gjithmonë më të mirët.
Në një prononcim për Tv Klan, Tare shprehet se Kombëtarja Shqiptare ka bërë një punë të mirë në grup dhe uron që edhe në finalet e Gjermanisë të vazhdojnë në rrugën që kanë ndjekur në eliminatoret e grupit drejt “Euro 2024”.
Igli Tare: Ja dolëm. Të kesh Florjan Myrtajn komentator, e padiskuteshme që do të fitonim. Jemi të gjithë duke i mbushur me komplimenta. Kanë bërë një punë shumë të mirë në një grup të vështirë, ju uroj me gjithë zemër që edhe në finalet e Gjermanisë të jetë kështu siç ka ndodhur në eliminatore.
Pyetje: Cili mendon se ishte brezi më i artë i Kombëtares?
Igli Tare: Ky është gabimi jonë që bëjmë krahasimet e brezave. Secili brez ka pasur të mirat dhe të këqijat e tij. Ky brez që është i tanishëm, ka një cikël 10-vjeçar shumë të mirë edhe ata që janë aktualët janë më të mirët.
/tvklan.al