16 VENDE PËR SHKAQE SIGURIE NDALOJNË TIK-TOKUN
Maqedonia e Veriut mund të bëhet njw nga shumë vende të botës ku aplikacioni Tik-Tok është i ndaluar nëpër shkolla. Në botë, për shkaqe sigurie, 16 vende kanë ndaluar Tik-Tokun në nivel global, njofton KlanM.
Shumë agjenci qeveritare dhe biznese private në botë kanë vendosur ose kanë bërë përpjekje që të imponojnë ndalesa për Tik-Tokun.
Vende si India dhe SHBA-të kanë shfaqur shqetësime për aplikacionin kinez, duke bërë tentative ta ndalojnë në shitoret e aplikacioneve.
Indonezia dhe Bangladeshi, sic njofton KlanM, kanë ndaluar Tik-Tokun në bazë të shqetësimeve që lidhen me pornografinë.
Vende tjera, sikurse Armenia dhe Azerbejxhani, kanë vendosur kufizime që ta amortizojnë përhapjen e informacioneve që mund të çojnë drejt konfliktit.
Siria, sic njofton KlanM, ka ndaluar Tik-Tokun për pretendime për tregti me njerëz në Evropë dhe vende tjera përmes kufirit të përbashkët me Turqinë.
Edhe Vietnami kërcënohet se do ta ndalojë këtë platformë nëse nuk mënjanohet, sic thonë, përmbajtja toksike.
Ndërkohë, sipas një ligji, sic percjell KlanM, në Florida të SHBA-ve, cdo rajon shkollor duhet të miratojë politika të sigurisë në internet. Tik-Toku do të ndalet nëpër shkolla, klube dhe në ekipe sportive.