Cikalleshi kthehet me gol në Turqi

Qazim Laçi jep 3 asiste në një ndeshje në Çeki

Sokol Cikalleshi pati një kthim me gol te Konyaspor. Sulmuesi shqiptar i cili luajti sezonin e kaluar në Arabinë Saudite realizoi që në takimin e parë të Superligës së Turqisë. Cikalleshi shpëtoi nga humbja ekipin e tij në përballjen me Istanbulspor që përfundoi në barazim 1-1 dhe që pati tension dhe 3 kartonë të kuq.

Sokol Cikalleshi realizoi me një goditje brenda zonës në minutën e 86’. Në kampionatin çek vijojnë paraqitjet e mira të Qazim Laçit. Mesfushori i Sparta Prague dha 3 asiste brenda 10 minutave në fitoren 5-1 të ekipit të tij me Jablonec. Në 4 javët e para Laçi ka dhënë 4 pasime për gol, ndërsa Sparta Prague ka vetëm fitore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share