Basketboll: Liga Unike nisi edicionin e ri

Me ndeshjet e xhiros së edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i ri i baasketbollit në Ligën Unike pë femra ku marrin pjesë gjashtë ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.. Java hapëse e këtij turneu ishte pozitive për ekipet nga Shqipëria , që kanë fituar në të trija ndeshjet e paraa.
Flamurtari kampion i Shqipërisë mposhti 82-70 Bashkimin në Vlorë, duke përsëritur paraqitjen e mirë që bëri edhe në finalen e Superkupës mbarëkombëtare. Për vlonjatet u dalluan Jacobson me 22 pikë, Omerbasic me 20 pikë e 17 rebound si dhe Ikete me 17 pikë e 17 rebound.

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Tirana, një skuadër tërësisht me basketbolliste vendase, që mundi 93-88 Prishtinën në “Fahrie Hoti”. Një përballje e ekuilibruar deri në fund, ku për bardheblutë u dallua Verri me 32 pikë, mbështetur edhe nga Baraj me 23 pikë.

Rezultatet, java e parë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Flamurtari – Bashkimi, 82-70

Tirana – Prishtina, 93-88

Penza – Partizani, 9 nëntor

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share