Chelsea mund Fulham

Blutë marrin suksesin e tretë radhazi në Premier League, Broja në fushë për 66 minuta

Fitorja e tretë radhazi në Premier League për Chelsea, që mund në “Stamford Bridge” Fulham minimalisht në takimin e javës së 21 të Premier Ligës.

Ekipi i Poçetinos reagoi pas humbjes në Karabao Kap ndaj Middlesborou.

Sfida u vendos nga një penallti e realizuar nga Palmer në shtesën e pjesës së parë.

Në vazhdim, “blutë” u treguan të saktë duke menaxhuar rezultatin dhe e fituan derbin e Londrës.

Në fushë nga minuta e parë e nisi sulmuesi kuqezi Armando Broja.

Lojtari i përfaqësueses, pati shasnet e tij për të gjetur golin, por ishte i paktë në finalizim. Në minutën e 66, ai u zëvendësua nga Noni Madueke.

Blutë shkojnë në kuotën e 31 pikëve, edhe pse janë larg zonës Champions. Ndërsa Fulham ngelet në kuotën e 24 pikëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share